Lajme

Publikohet foto e çiftit nga Rahoveci që vdiqën sot tragjikisht

Çifti i moshuar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tyre, sot rreth orës 12:25 në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec.

Haki Zeka (85 vjeçar) dhe Zymryte Zeka (68 vjeçare) janë dy të moshuarit që vdiqën të dielën.

Rasti u konfirmua nga familjarët e dy të moshuarve ku bën të ditur se ata mbetën të vdekur pas një aksidenti me rrymë.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe të njohurit që sot, pas një aksidenti me rrymë, mbetën të vdekur familjarët tanë: Haki Zeka (85 vjeçar) dhe Zymryte Zeka (68vjeçare). Për kohën e varrimit do ju njoftojmë me kohë!”, shkruan Kushtrim Zeka.

/Shqip.com