Sport Ndërkombëtar

Publikohet formacioni zyrtar i Barcelonës

Barcelona

Është publikuar formacioni zyrtar i Barcelonës, për ndeshjen që do e zhvillojnë ndaj Deportivo Alaves, me fillim nga ora 21-00.

Katalunasit do e nisin këtë ndeshje me disa ndryshime nga ndeshja e kaluar, shkruan Shqip.com.

Në mesfushë është rikthyer Gavi, që ndaj Rayo Vallecanos ishte në bankën rezervë. Së bashku me 17 vjeçarin, do të luajë edhe Nico, që gjithashtu është “prodhim” i “La Masias”.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "ALINEACIÓ PRESENTED LINE UP FOOTBALL 2022 1 TER STEGEN 2 DEST 3 PIQUÉ 5 SERGIO MEMPHIS 18 JORDI ALBA 19 KUN AGÜERO 22 0. MINGUEZA 24 ERIC 28 NICO 30 GAVI Rakuten SUPLENTS RIQUI PUIG DEMIR NETO COUTINHO LENGLET DEJONG UMTITI IÑAKI PEÑA BALDE ABDE ÁLVARO SANZ ALAVÉS MATCHDAY 12 LaLiga"
Formacioni zyrtar

Po ashtu, nga minuta e parë do të luajë edhe Oscar Mingueza, kurse në bankën rezervë është Philippe Coutinho.

Për shkak të lëndimive, në këtë takim, nuk janë të gatshëm, Osumane Dembele, Anu Fati, Sergi Roberto dhe Martin Braiwthwait.

Momentalisht, katalunasit gjenden në pozitën e dhetë në La Liga, me 15 pikë të grumbulluara, pas dhjetë ndeshjeve të zhvilluara.

Kurse, Alaves gjendet në vendin e 16-të, me nëntë pikë.

Kjo është ndeshja e parë që blaugrant e zhvillojnë që nga shkarkimi Ronald Koeman./Shqip.com