Publikohet formacioni zyrtar i Barcelonës

Është publikuar formacioni zyrtar i Barcelonës, për ndeshjen që do e zhvillojnë ndaj Deportivo Alaves, me fillim nga ora 21-00.
Katalunasit do e nisin këtë ndeshje me disa ndryshime nga ndeshja e kaluar, shkruan Shqip.com.
Në mesfushë është rikthyer Gavi, që ndaj Rayo Vallecanos ishte në bankën rezervë. Së bashku me 17 vjeçarin, do të luajë edhe Nico, që gjithashtu është “prodhim” i “La Masias”.

Po ashtu, nga minuta e parë do të luajë edhe Oscar Mingueza, kurse në bankën rezervë është Philippe Coutinho.
Për shkak të lëndimive, në këtë takim, nuk janë të gatshëm, Osumane Dembele, Anu Fati, Sergi Roberto dhe Martin Braiwthwait.
Momentalisht, katalunasit gjenden në pozitën e dhetë në La Liga, me 15 pikë të grumbulluara, pas dhjetë ndeshjeve të zhvilluara.
Kurse, Alaves gjendet në vendin e 16-të, me nëntë pikë.
Kjo është ndeshja e parë që blaugrant e zhvillojnë që nga shkarkimi Ronald Koeman./Shqip.com