Publikohet formacioni startues i Ballkanit
Publikuar:
(11.08.2022 18:53:11)

Ilir Daja ka vendosur që edhe ndeshjen e dytë – ndaj Klaskvik – ta nisë me formacionin 4-3-3.
Madje, strategu nga Shqipëria ka vendosur të bëjë vetëm një ndryshim në rreshtim – duke e inkuadruar nga minuta e parë Arbër Potokun.
Teksa, Leonit Abazi është lënë në bankën rezervë.

Në pankinë është i ulur edhe Qëndrim Zyba, kurse Lindon Emërllahu është përsëri startues.
Skuadra nga Suherka është favorite në letër për tu kualifikuar tutje, sepse në ndeshjen e parë triumfoi me rezultat 3-2./Shqip.com