Publikohet formacioni startues i Ballkanit
Publikuar:
(05.07.2022 19:04:30)

Me fillim nga ora 20-00 në stadiumin “Fadil Vokrri” Ballkani do e zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të Europa Conference Leauge – ndaj Zalgiris.
Në prag të këtij takimi është publikuar edhe formacioni zyrtar i kampionit të Kosovës.
Strategu Ilir Daja ka vendosur të luaj me rreshtimin 4-2-2.

Një ndryshim që mund të vërehet është në mesfushë – ku nuk ka startuar Kushtrim Gashi, por Emërllahu.
Teksa, sulmi përbëhet nga Krasniqi dhe Berisha që sezonën e kaluar ishte huazim te Malisheva, teksa do ndihmohen nga Meriton Korenica.
Në bankën rezervë kanë mbetur Leonit Abazi dhe Qëndrim Zyba – të cilët u bashkuan me “xhebrailat” në këtë merkato të verës.
Kjo është hera e parë në historinë e klubit suharekas – që do të luaj në garat evropiane./Shqip.com