Sport Ndërkombëtar

Publikohet formacioni më i mirë i të gjitha kohëve

I shumëpërfolur kohët e fundit, i ashtuquajturi ChatGPT, ose modeli “chatbot” i bazuar në  inteligjencën artificiale dhe mësimin e makinerive,  ka dekretuar formacionin më të fortë të futbollit ndonjëherë.

Portieri i zgjedhur është kapiteni aktual i Parmës, Gianluigi Buffon, i kurorëzuar si më i miri në rolin e tij në histori. Përpara tij, rreshti me 4 futbollistë, nga e djathta në të majtë, përbëhet nga Cafu, Franco Baresi, Frantz Beckembauer dhe Paolo Maldini, të thirrur për t’u angazhuar pak edhe në mesfushë duke pasur parasysh lojtarët sulmues të rreshtuar në mes si Johan Cruijff, Zinedine Zidane dhe Diego Maradona që në fakt janë tre “mesfushorët” e dekretuar nga UA.

Diego Maradona

Ndërsa në sulm, në të dyja anët veprojnë Messi dhe Cristiano Ronaldo. Në mes është O Rey. legjenda Pele, që u nda nga jeta jo shumë kohë më parë. Në këtë formacion janë tre futbollistë që kanë ndërruar jetë (Cruijff, Pele e Maradona) dhe tre prej tyre ende në aktivitet, bëhet fjalë për Messi, Ronaldo dhe Buffon.

/Shqip.com