Sport Ndërkombëtar

Publikohet edhe orari i ndeshjeve të Ligës së Evropës, këto janë datat e dueleve Barcelona – Mancehster United

Pas Ligës së Kampionëve, sot është hedhur shorti edhe në Ligën e Evropës, respektivisht për fazën e “play-offit”.

Pa dyshim, dueli kryesor dhe më i madh i kësaj faze është ai mes Barcelonës dhe Manchester Unitedit.

UEFA e ka publikuar edhe orarin e ndeshjeve të kësaj faze eliminuese.

Kështu, ndeshjet e para do të luhen më 16 shkurt 2023, kurse ato të kthimit pas një jave, më 23 të atij muaji.

Më pas, e teta e finales do të luhet më 9 e 16 mars.

Çerekfinalja më 13 e 20 prill, kurse gjysmëfinalja më 11 e 18 maj.

Ndërkaq, finalja e madhe e Ligës së Evropës do të luhet më 31 maj 2023.

Vlen të përmendet fakti se së tetës së finales do t’i bashkohen edhe ekipet si: Arsenal, Betis, Fenerbahçe, Ferencváros, Feyenoord, Freiburg, Real Sociedad dhe Union Saint-Gilloise.

Çiftet e fazës së eliminimit direkt në Ligën e Evropës:

Barcelona – Manchester United

Juventus – Nantes

Sporting CP – Midtjylland

Shakhtar Donetsk – Stade Rennes

Ajax – Union Berlin

Bayer Leverkusen – Monaco

Sevilla –  PSV

RB Salzburg – Roma

/Shqip.com