Sport Ndërkombëtar

Publikohet data dhe vendi i meçit për titull

Oleksandr Usyk

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampion bote në peshën e rëndë (kategoritë WBA, WBO, IBF) do të rikthehet në ring më 26 gusht të këtij viti. Ai do të duelojë ndaj britanikut Daniel Dubois, sfidë që do të zhvillohet në Poloni.

Lajmin e konfirmoi sot Alex Krassyuk, menaxheri i Usyk, që tha se kontrata është firmosur. Ai pret të jenë të pranishëm rreth 43 mijë shikues në stadiumin ku do të zhvillohet sfida (Krakow). Usyk shihet si favorit edhe për faktin se do të ketë pas gjithë stadiumin për ta mbështetur.

Është rënë dakord që dueli të zhvillohet në një shtet në kufi më Ukrainën, në mënyrë që fansat e Usyk (20 fitore e 0 humbje) të jenë të shumtë. Për Dubois (19 fitore e 1 humbje), ky është shansi i artë për të dueluar për titujt kampionë botë ne peshën e rëndë.

“Më 24 gusht është dita e pavarësisë së Ukrainës, ndaj dhe vendosëm të duelojmë në atë periudhë. Kjo do të jetë si një sfidë në shtëpi për Usyk, që nuk duelon në vendlindje që prej vitit 2015. Për fat

të keq nuk duelojmë dot në Ukrainë, por Polonia është vendi fqinj dhe presim mijëra fansa nga vendi ynë”, tha Krassyk.

/Shqip.com