Rozë

Publikohet bashkëpunimi i Luana Vjollcës me Mc Kreshën

Rep artisti Mc Kresha dhe Luana Vjollca kanë lansuar projektin e tyre muzikor të paralajmëruar.

Kënga titullohet “Nuk o ka ma qet” dhe është kompletuar edhe në aspektin vizual.

Për tekstin e këngës janë përkujdesur Aida Baraku dhe Mc Kresha ndërsa për muzikën Armend Rexhepagiq.

Dyshja janë mjaft aktive me publikimin e projekteve të tjera dhe po shijojnë sukseset e projekteve muzikore. 

Ky është bashkëpunimi i parë mes dyshes por që arriti menjëherë të merr komente pozitive nga fansat./Shqip.com