Lajme

Publikohet agjenda e takimit mes Kurtit dhe Vuçiqit

Takimi i Brukselit mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq i ndërmjetësuar nga BE-ja - REUTERS/Johanna Geron/File Photo
Takimi i Brukselit mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq i ndërmjetësuar nga BE-ja - REUTERS/Johanna Geron/File Photo

Bashkimi Evropian ka publikuar agjendën e takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Alekrandar Vuçiq të mërkurën më 26 qershor.

Dyshja do të priten nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

BE ka njoftuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, raporton Shqip.com.

“Përfaqësuesi i Lartë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me liderët nga ora 15:00, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh. Takimet do të analizojnë atë që është arritur në Dialog nën udhëheqjen e Përfaqësueses së Lartë dhe do të fokusohen në rrugën përpara. Do të ketë deklarata për mediat nga Përfaqësuesja e Lartë përpara dhe në fund të takimeve në godinën e EEAS”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com