Lajme

Publikohen votat e diasporës për Fushë-Kosovën

Numërimi i votave të diasporës

80 nga gjithsej nëntë mijë e 610 vota të aprovuara nga fletëvotimet e ardhura me postë, ishin për Komunën e Fushë Kosovës.

Gjatë numërimit të këtyre votave, del se më së shumti ka marrë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje. Enver Bajçinca, me gjithsej 49 vota. I dyti me më së shumti vota është Burim Berisha i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 13 vota.

Rrahim Tërnava i Partisë Demokratike të Kosovës ka mbledhur 11 vota dhe Hasan Ismajli i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me vetëm dy vota.

Ndërsa, sipas rezultateve të KQZ-së për votat e rregullta Burim Berisha nuk ka arritur për 14 vota të fitojë zgjedhjet.

Burim Berisha në zgjedhjet e 17 tetorit ka fituar shtatë mijë e 842 vota (apo 49.96 për qind), Enver Bajçinca tre mijë e 997 vota (apo 25,33 për qind), Rrahim Tërnava tre mijë e 514 vota (apo 22.39 për qind) dhe Hasan Ismalji 365 (apo 2,33 për qind).

Ndërsa, sipas KQZ-së do të numërohen edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta. /Shqip.com