Lajme

Publikohen rezultatet e studentëve të pranuar në konvikte

Qendra e Studentëve

Qendra e Studentëve gjatë ditës së sotme ka bërë publike rezultatet e studentëve të cilët janë të pranuar në Konvikte për vitin akademik 2022/23.

Sipas QS-së, konkursi ka qenë i hapur nga data  12 shtator  deri  18 shtator 2022.

Gjatë këtij  afati  kohor për strehim  në  konvikte dhe ushqim  në  mensë  kanë  aplikuar rreth 6000 studentë, ndërsa kapaciteti  për  banim  në  konvikte këtë vit është  rreth  4000 vende.

Po ashtu është bërë e ditur se afati për ankesa është me datat 27 dhe 28 shtator 2022.

Listë e studentëve të pranuar mund ta gjeni duke klikuar këtu /Shqip.com