Lajme

Publikohen rezultatet e Provimit të Maturës, kalueshmëria 66.04 për qind

Testi i Maturës

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se këtë vit kalueshmëria në provimin shtetëror të maturës është 66.04 për qind.

Nagavci, përmes një postimi në Facebook, tha se sot janë publikuar rezultatet e provimit.

Nagavci, tha gjithashtu se në krahasim  me vitet e kaluara, menaxhimi i provimit ka qenë më i mirë.

Provimit të maturës i cili u mbajt më 24 qershor i janë nënshtruar mbi 20 mijë nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin.

/Shqip.com