Lajme

Publikohen rezultatet e kandidatëve për drejtor të ri të RTK-së

RTK

Janë bërë publike rezultatet e kandidatëve për drejtor të ri të RTK-së.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga bordi i RTK-së.

“Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) në procesin  për përzgjedhjen e  Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, të mërkurën ka përmbyllur procesin e intervistimit dhe të  vlerësimit të kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së.Në këtë proces janë paraqitur nëntë kandidatë. Një kandidate nuk e ka vazhduar garën duke u tërhequr nga gara në ditën e intervistimit” thuhet fillimisht në njoftimin e bordit.

Po ashtu është bërë e ditur se në kuadër të transparencës dhe mbarëvajtjes sa më të mirë dhe korrekte të procesit, rreth gjysmë ore para se të fillojnë intervistat, Bordi i RTK-së, në prani dhe bashkë me monitoruesit, kanë përpiluar gjashtë pyetje për kandidatët.

“Procesi i intervistimit është bërë në prani të monitoruesve nga organizatave vendore ( BIRN, FOL) dhe ato ndërkombëtare ( Zyra e BE-së, OSBE) anëtarëve të tri sindikatave ta RTK-së dhe një qytetari. Procesi i intervistimit ka qenë i ndarë ne dy pjesë, ku në pjesën e parë kandidatët kanë prezantuar konceptin strategjik për zhvillimin e RTK-së, ndërsa në pjesën e dytë ata janë përgjigjur në gjashtë pyetjet e njëjta” thuhet më tutje në njoftim.

Bazuar në rregulloren për procedurat e përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm dhe menaxhmentit të larët të RTK-së, votimi do të mbahet në mbledhjen e radhës të Bordit të RTK-së thuhet më tutje në njoftim.

Këtu mund ta gjeni të plotë procesin e vlerësimit/Shqip.com