Rozë

Publikohen pamjet, kështu duket shtëpia e ‘Big Brother Vip’

"Big Brother Vip".

Me fillim nga ora 21:00 ka nisur edicioni i parë i Big Brother VIP Albania.

Tani janë publikuar edhe pamjet e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, derisa producentja, Lori Hoxha gjatë ditës së djeshme tha se VIP-ve u janë plotësuar të gjitha kushtet dhe komoditeti i nevojshëm.

Tanimë është futur edhe banori i parë, Ilir Shaqiri, balerini i njohur shqiptar.

Ndërsa gjatë ditës janë konfirmuar edhe aktorja, Arjola Demiri dhe gazetarja, Paloma.

Po ashtu dy opinionistët e këtij reality show do të jenë Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku.

Banorët do të rrinë të mbyllur për 100 ditë në shtëpinë më të famshme të momentit, e cila është tejet luksoze me hapësirë mbi 1500 metra katrorë.

Këtë vit, moderatorja, Arbana Osmani bën me dije se çmimi i dhuruar do të jetë jo më pak e as më shumë se sa 100 mijë euro të plota./SHQIP.com