Lajme Botë

Publikohen pamjet e shkatërrimit të anijes ushtarake ruse në Detin e Zi

Ukrainasit kanë sulmuar mbrëmë dhe shkatërruar anijen ushtarake ruse Cezar Kunikov në Detin e Zi, kanë njoftuar zyrtarët ukrainas.

Operacioni mbi anijen rus është kryer nga inteligjenca ushtarake e Ukrainës (GUR), transmeton Telegrafi.

Në sulm janë përdorur dronët ujor Magura, kurse anija është dëmtuar dhe nuk mund të riparohet, kështu të paktën pretendojnë zyrtarët që konfirmuan fundosjen në Detin e Zi.

Tani janë publikuar edhe pamjet nga ky operacion ushtarak. Në anën tjetër, rusët akoma nuk janë deklaruar lidhur me këtë sulm.

Anija gjigante përdorej nga forcat e Putinit për transportimin e raketave dhe dronëve për sulme në Ukrainë.

Rusia ka tentuar të kryer një operacion të madh shpëtimit në det, që përfshinte anije, nëndetëse dhe helikopter.

VIDEO

/Shqip.com