Lajme

Publikohen listat: Nga 10 mijë konkurrentë, veç 1 mijë e kaluan testin e Policisë

Ilustrim

Nga gjithsej rreth 11 mijë të rijnë, sa kishin aplikuar për policë, vetëm 1 mijë e 447 e kanë kaluar fazën e parë me shkrim.

Kjo u bë e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës, e cila ka shpallur listën e rezultateve të testit.

Kandidatët të cilët kanë arritur rezultatin mbi 70% do t’i nënshtrohen testit të shkathtësisë fizike.

Policia e Kosovës për herë të parë ka aplikuar metodën online të testimit të kandidatëve për polic të Kosovës.

Ndryshe, në lidhje me këtë test dhe përpilimin e pyetjeve ka pasur ankesa të shumta, ku kandidatët kanë thënë se kanë hasur në pyetje të gabuara dhe të përsëritura.

Testimi i shkathtësisë fizike fillon të mbahet nga data 28 mars 2022 deri me datën 30 mars 2022./SHQIP.com