Publikohen imazhe të ish-bashkëshortit të Bora Zemanit
Publikuar:
(05.01.2022 22:45:06)
Ajo është tashmë ndër personazhet më të komentuar në estradën shqiptare.
Fjala është për Bora Zemanin, e cila po flitet shumë për lidhjen që pati me Donald Veshaj.

Por, para kësaj romance, Bora ka qenë me DJ e njohur, Vin Veli, me të cilin ka edhe një fëmijë.
Dyshja janë ndarë para pesë vitesh, kur Arbnori, djali i tyre ishte vetëm dy vjeçar.

Ani pse janë të ndarë, thuhet se palët mbajnë raport shoqëror, për shkak të djalit të tyre.
Zemani përndryshe ka pothuajse një vit që është ndarë edhe nga aktori i njohur, Donaldi./SHQIP.com
