Publikohen formacionet e ndeshjes Cluj – Lazio, Krasniqi e Hysaj aktivizohen nga fillimi
Publikuar:
(23.02.2023 17:39:29)

CFR Cluj dhe Lazio takohen në Ligën e Konferencën në kuadër të fazës “play-off”, shkruan Shqip.com.
Mesfushori nga Kosova, i Cluj, Ermal Krasniqi do ta nis ndeshjen nga minuta e parë.
Për Lazion nga fillimi do të aktivizohet mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj.
Ndeshja nis në 18:45.
Takimi i parë i luajtur në Romë ka përfunduar 1:0 në të mirë të Lazios.

/Shqip.com