Lajme

Publikohen e-mailat e tri ambasadave shqiptare në botë pas sulmit kibernetik nga grupi “HomeLand Justice”

Grupi “HomeLand Justice” që mori përgjegjësinë për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë javë më parë i cili nxori jashtë funksioni platformën  E-Albania, sot ka publikuar e-mailat për tre ambasada shqiptare në botë.

Përmes publikimeve nga ky grup i hakerëve thuhet se publikimi i e-mailave ndaj këtyre ambasadave në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme ka qenë zgjedhje e njerëzve nëpërmjet sondazheve.

“Dokumentet: Ministria e Punëve të Jashtme ka qenë zgjedhje e njerëzve përmes sondazheve”, thuhet në publikimin e grupit “HomeLand Justice”.

Tek dokumentet të shkarkuar nga posta elektronike e Ambasadës së Shqipërisë në Maqedoni, ka kërkesa të ndryshme të personave për shtetësinë shqiptare, kërkesa për dokumente personale, ftesa zyrtare, udhëtime, takime, pyetje për verifikim diplomash etj.

E-mailat nga Ambasada e Shqipërisë në Shkup

Tek posta elektronike e Ambasadës së Shqipërisë në Rusi, ka pyetje rreth aplikimeve për viza po ashtu edhe pyetje tjera nga qytetarë të ndryshëm.

E-mailat nga Ambasada e Shqipërisë në Moskë

Ndërsa, tek posta elektronike e Ambasadës së Shqipërisë në Athinë shihen letra falënderimi për ambasadorin e Shqipërisë në Greqi nga ambasador të huaj, pyetje të qytetarëve, projekt programe, agjenda të takimeve etj.

E-mailat nga Ambasada e Shqipërisë në Athinë
Lexo edhe:
Lexo edhe: Sulm kibernetik nga jashtë ndaj faqeve qeveritare të Shqipërisë

Para tre javësh, si asnjëherë më parë Shqipëria është sulmuar virtualisht, një sulm kibernetik masiv që ka sjell si rrjedhojë mbylljen e përkohshme të shërbimeve online.

Faqet zyrtare të kryeministrisë, ministrave dhe E-Albania ishin jashtë funksionimit.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi shqiptarët se është e detyruar të bllokojë aksesin e shërbimeve publike për të përballuar goditjet e njëpasnjëshme e të sofistikuara nga jashtë Shqipërisë.

Lexo edhe:
Lexo edhe: Sulmi kibernetikë:Drejtoresha e AKSHI-t: 98% të shërbimeve janë funksionale.FBI po merret me hetimet

Ndërsa, dy javë më vonë  zv.kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, drejtorja e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj dhe përfaqësuesi i skuadrës speciale të Microsoft për sigurinë kibernetike, Kevin Chin, në një konferencë për media treguan detaje lidhur me sulmin masiv ndaj sistemeve dhe punën e bërë për rikthimin në normalitet të shërbimeve.

Sipas drejtoreshës së AKSHI-t, qëllimi i vërtetë i sulmit ishte fshirja e të dhënave.

Në hetimin e këtij rasti kanë qenë të përfshira dhe FBI dhe NATO.

Hakerët që goditën zyrat e shtetit shqiptar, duke arritur të hyjnë në serverët e dokumenteve zyrtare, kanë arritur të marrin prej andej dokumente të ndryshëm, në një faqe të tyren në ueb.

Siç ka raportuar TCh, ky sulm ka mundësi të jetë vepër e hakerëve pro-iranianë që synonin të prishnin konferencën e një grupi opozitar iranian në Shqipëri.

Këtë e bëri të ditur ‘Mandiant’ një prej kompanive kryesore amerikane që trajtojnë çështje të sigurisë kibernetike.

Grupi “Homeland Justice” mori përgjegjësinë lidhur me sulmin kibernetik, duke përdorur viruse që synojnë zhvatjen për qëllime përfitime financiar, por që po përdoret gjithnjë e më shumë për qëllime politike, veçanërisht nga Irani.

Pretendimi nga “HomeLand Justice” u bë në një kanal të aplikacionit Telegram, në të cilin u postuan dokumente që supozohej se ishin leje qëndrimi në Shqipëri të anëtarëve të MEK-ut (grup iranian) , së bashku me pamje filmike që tregonin tek aktivizohej programi me virus. Kanali pretendonte për korrupsion në qeverinë shqiptare dhe përdorte hashtagë përfshirë #Manzë./Shqip.com