Sport Ndërkombëtar

Publikohen çmimet e biletave për finalen e Ligës së Kampionëve

Finalja e Ligës së Kampionëve po afron, ndërsa interesimi, si gjithmonë, është i madh.

Tashmë kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes finale, e cila do të luhet në Stadiumin Olimpik “Ataturk” në Stamboll më 10 qershor. Sipas deklaratës së Federatës së Futbollit të Turqisë (TFF), biletat mund të blihen vetëm nga portali zyrtar i biletave i UEFA-së, uebfaqen “UEFA.com/tickets”.

Blerja do të ekzekutohet në dy faza, edhe atë mbledhja e kërkesave dhe miratimi i tyre. Mbledhja e kërkesave do të përfundojë më 28 prill, pas së cilës do të vijojë hedhja e shortit, ndërsa në fund atyre që u është miratuar do të njoftohen nëpërmjet e-postës nga UEFA-ja.

Dashamirët e futbollit do të mund të blejnë më së shumti dy bileta nga kategoria që u është alokuar atyre.

Biletat do t’u dorëzohen tifozëve disa ditë para ndeshjes nëpërmjet aplikacionit zyrtar të biletave të UEFA-s, “UEFA Mobile Tickets”. Mbajtësit e biletave do të jenë në gjendje të ruajnë dhe menaxhojnë biletat e tyre duke shkarkuar këtë aplikacion, të disponueshëm në të dyja platformat, Android dhe iOS, në pajisjet e tyre celulare.

Çmimet e biletave për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve 2023 janë si në vijim: 690 euro në kategorinë e parë, 490 euro në kategorinë e dytë, 180 euro në kategorinë e tretë dhe 70 euro në kategorinë e katërt. Biletat për personat me aftësi të kufizuara do të jenë në dispozicion për 70 euro dhe do të përfshijnë një biletë shoqëruese falas.

/Shqip.com