Rozë

Publikohen bisedat private në Instagram të Stresit me Melisën

Melisa dhe Stresi ka disa javë që kanë përplasje në mes veti.

Shkak i këtij konflikti është bërë pajtimi i tij me Xhulianën, por që më pas ka vazhduar më të tjera.

Së fundi në llogarinë e Stresit në Instagram, janë publikuar disa biseda, ku i ka shkruar Melisa.

Ajo nuk ka pranuar asnjëherë përgjigje nga ai, madje e ka ftuar edhe në bashkëpunim.

“Atëherë meqë disa persona nuk kanë arrite që të marrin famën nga show-et televizive dhe nga aty të vetëquhen këngëtare, dhe nuk po mund të arrijnë famën as në reality show BBVK dhe duke u munduar të bëjnë famë duke u kapur me Stresit, atëherë detyrohemi t’i shpërblejmë me pak famë gratis”, thuhet në reagimin e ndarë në Instagramin e Stresit.

/Shqip.com