Pubikohet formacioni startues i Barcelonës

Është publikuar formacioni zyrtar i Barcelonës, për ndeshjen që do e zhvillojnë ndaj Dynamo Kyiv, me fillim nga ora 21-00.
Sergi Barguajan ka bërë disa ndryshime, nga ndeshja e fundit në La Liga, shkruan Shqip.com.
Pas një kohe të gjatë, nga minuta e parë këtë takim do e nisë, qendërmbrojtësi, Clement Lenglet.
Francezi do të luajë së bashku me Eric Garcian, ndërsa jashtë fushës së gjelbër për shkak të lëndimt mbetet, Gerard Pique.

Në mefushë, hapësirë i është dhënë nga minuta e parë, dy talentëve të “La Masias”, Nico dhe Gavi, kurse Philippe Coutinho mbetet në bankën rezervë.
I rikthyer në formacionin startues është edhe Ansu Fati i cili do të luajë në sulm së bashku me Memphis Depay.
Aktualisht, katalunasit gjenden në pozitën e tretë të Grupit E, me tre pikë, pas tre ndeshjeve të zhvilluara./Shqip.com