Lajme

Psikologia për rastin e 11-vjeçares: Mos dënimi i abuzuesve rrit mundësinë që viktima të mos raportojë

Dhuna që pesë persona i shkaktuan të miturës 11 vjeçare në Prishtinë do të lë pasoja në psikologjinë e saj, ndërsa mos dënimi i abuzuesve në të tilla raste rrit mundësinë që viktima të mos raportojë.

Kështu thotë psikologia Mimoza Shahini, në një intervistë për Shqip.com, teksa flet për rastin.

Shahini tregon se abuzimi lë dëmtime duke krijuar trauma, probleme me vetëbesimin e ankth.

Ajo thekson edhe  papërgjegjësinë e institucioneve, e kjo sipas saj humb shpresat e viktimës dhe rrit mundësinë e mos raportimit.

“Nuk është hera e parë që shohim gjëra të tilla, sistemi i drejtësisë nuk ka arritur që t’i jap dënimin e merituar njerëzve, ky është një mesazh i keq për viktimat sepse kjo rrit mundësinë që të mos raportohet”, tha Shahini.

Po ashtu ajo tha se Kosovës i mungojnë edhe programet e specializuara për abuzuesin.

“Nuk është e mjaftueshme vetëm ta dënosh dikë për atë që ka bërë, por gjatë kohës që ai/ajo kryen dënimin personi duhet të hyjë në trajtime të veçanta, që kur ai të dal nga dënimi mos t’i rikthehet përsëri asaj”, shton ajo.

Ndër të tjera, Shahini tha se për edukimin e fëmijëve duhet të ketë më shumë programe parandaluese, si dhe të mësohen të raportojnë./Shqip.com

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë.