Lajme

Psikiatria tregon arsyet pse përdoren qetësuesit dhe efektet anësore që shkaktojnë

Psikiatrja, Blerina Hoxha

Psikiatrja, Blerina Hoxha, tregon se arsyeja pse personat konsumojnë pa kontroll këto medikamente është për shkak të qetësisë që ofrojnë.

Sipas saj, pacientët fillimisht do të ndihet më i qetë, por më vonë sërish lind nevoja për t’i përdorur, duke shkaktuar varësi.

“Fillimisht do të ndihet më i qetë, ankthi fillon të zvogëlohet. problemet e pagjumësisë fillojnë të zvogëlohen, tensioni muskulor dhe të gjitha simptomat e tjera që ankthi i shkaktojnë fillojnë të reduktohen, problemet me frymëmarrjen, të rrahuat e shpejta të zemrës, djersitja, të gjitha simptomat neurovegjetative të ankthit fillojnë të zvogëlohen për nga intensiteti mirëpo një gjë e tillë zgjatë vetëm për disa orë, përderisa duhet të merret doza tjetër, pra problemi nuk është i zgjidhur është përkohësisht i zgjidhur”, sqaron Hoxha.