PSG – vetëm një hap larg nga titulli

Pikët e plota kanë mbetur në “Parkun e Princave”.
Paris Saint Germain është fitues i “klasikes” kundër Marseille, me rezultat minimal 2-1.
Pas vetëm 12-të minutave lojë, parsienët kaluan në epërsi me anë të Neymar Jr.
Sulmuesi Brazilian është duke kaluar formë të mirë së fundmi, teksa ka shënuar 11-të gola në këtë sezon.
Por, mysafirët nuk u dorëzuan lehtë dhe arritën ta barazojnë rezultatin me anë të Duje Ćaleta-Car.
Ama – ky gëzim nuk zgjati shumë – sepse Kylian Mbappe e realizoi golin e 21-të në këtë sezon për të kaluar parsienët përsëri në epërsi.
Dy herë në këtë takim realizoi edhe Lionel Messi, por ishte në pozitë jashtë loje dhe u anuluan.
Me këtë fitore, parisienët e blidojnë vendin e parë në Ligue 1 – me 74 pikë të grumbulluara.
Tashmë – kanë 15-të më shumë se Marseille e vendit të dytë dhe i afrohen titullin edhe një më shumë.
Deri në përfundim të kampionatitit kanë mbetur edhe gjashtë xhiro për tu zhvilluar. /Shqip.com
