PSG shënon fitoren e dytë në kampionat
PSG ka shënuar fitoren e dytë rresht në “Ligue 1” të Francës.
Skuadra e kryeqytetit francez shënoi fitore 4 me 2 ndaj Strasbourg-ut.
Deri në minutën e 27’të, PSG shënoi tri herë përmes Mauro Icardi, Kylian Mbappe dhe Julian Draxler.
Mysafirë tpërmes Kevin Gameiro dhe Ludovic Ajorque, shënuan dy herë në minutat e 53 dhe 64 – për të shpresuar në barazim.
Por, Pablo Sarabia në minutën e 86 vulosi fitoren për tri pikët e reja të PSG-së.
Katër minuta para golit të katërt, mbrojtësi i Strasbourg, Alexander Djiku u ndëshkua me karton të kuq.
Në këtë sfidë nuk është paraqitur transferimi i ri i PSG, Lionel Messi – as Neymar e Ramos.
Sezonin e kaluar, PSG-së ia kishte rrëmbyer titullin Lile.
Qëllimi kryesor i skuadrës parisiane bazuar në deklaratat e dhëna është që të fitohet Champions League.
Në vitin 2020 ishin afër, por Bayerni u tregua më efikase në finale. /Shqip.com