Sport Ndërkombëtar

PSG ofron 180 milionë euro për Kvaratskhelian

FOTO: Getty Images
FOTO: Getty Images

Khvicha Kvaratskhelia i ka bërë të gjithë për vete falë talentit që zotëron.

Napoli investoi rreth 12 milionë euro për kartonin e 22-vjeçarit gjeorgjian, i cili shumë shpejt është kthyer në një fenomen në Serie A.

Sulmuesi i majtë numëron 11 gola dhe po kaq asiste në kampionatin italian, duke ia lehtësuar skuadrës së Spallettit marshimin drejt titullit kampion. Kvara po bën mirë edhe në Champions League me dy gola dhe katër asiste.

Napoli do të sfidojë Milanin në çerekfinalet e turneut më të rëndësishëm për klube. Tifozët italiane shpresojnë ta shohin edhe për shumë vite në “Diego Maradona”, por vështirë të ndodhë një gjë e tillë.Ylli gjeorgjian ka përfunduar në radarin e klubeve të mëdha europiane, sidomos të PSG-së. Shtypi francez shkruan se drejtuesit e kampionëve të Francës po përgatitin një ofertë prej 180 milionë eurosh.

Një shumë e tillë është e vështirë të refuzohet nga presidenti De Laurentiis, pavarësisht dëshirës së madhe për ta mbajtur në skuadër Kvarën.

/Shqip.com