PSG nuk rinovon me Ramos, zbulohet skuadra e tij e re
Publikuar:
(11.04.2023 21:14:58)

Pak javë më parë, PSG njoftoi Sergio Ramos se kontrata e tij nuk do të rinovohej. Sipas TodoFichajes, 37-vjeçari spanjoll do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.
Sipas burimit, Ramos tashmë ka pranuar ofertën e Al-Nassr. Kështu, mbrojtësi spanjoll do të ribashkohet me Cristiano Ronaldon, ata më parë ndanin dhomën e zhveshjes në Real Madrid për shumë vite. Portugezi ka luajtur për Al-Nassr që nga fillimi i vitit.
Sergio Ramos do të nënshkruajë një kontratë për dy sezone me Al-Nassr. Shtojmë se Ramos ka luajtur për PSG që nga vera e vitit 2021.
/Shqip.com