Sport Ndërkombëtar

PSG – Muani, ky është lajmi i fundit

Derisa nga javë në javë po i afrohet edhe më shumë titullit të kampionit, Paris Saint-Germaini tani duket se ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm.

Luis Campos duket se po bën përpjekje për të sjellë më shumë lojtarë francezë në “Parc des Princes”, dhe sipas “RMC Sport”, Randal Kolo Muani është në listën e transferimeve.

Krerët e klubit parisien e pëlqejnë tej mase Kolo Muanin, i cili ka 20 gola dhe 14 asistime këtë sezon, në të gjitha garat.

Largimi i mundshëm i Lionel Messit pas përfundimit të këtij sezoni, besohet se do ta bënte edhe më të mundur pastaj transferimin e reprezentuesit të Francës.

Në anën tjetër, Eintracht Frankfurti mendohet se do të kërkojë së paku 65 milionë euro për shitjen e 24-vjeçarit.

Randal Kolo Muani me klubin gjerman ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Për të raportohet se interesim ka shfaqur edhe Bayern Munichi.

/Shqip.com