Sport Ndërkombëtar

PSG merr vendimin e radhës kundër Mbappe-s

FOTO: Getty Images
FOTO: Getty Images

“Luftë” totale ndërmjet Kylian Mbappe dhe PSG. Klubi francez po bën gjithçka që Mbappe të largohet nga Parisi.

Fillimisht nuk e grumbulluan për fazën përgatitore ndërsa së fundmi e kanë fshirë edhe nga faqja zyrtare e klubit.

Kjo është lëvizja e radhës brenda pak ditësh duke konfirmuar qartë vullnetin e klubit: Mbappe nuk bën pjesë në planet e së ardhmes.

Palët kanë arritur në atë pikë se tani kërcënojnë njëri-tjetrën me padi.

Mbappe ka një kontratë deri në 2024, pasi klauzola për të rinovuar edhe me një tjetër vit ra poshtë më 1 gusht.

/Shqip.com