Sport Ndërkombëtar

PSG me ofertë joshëse për Skriniar teksa Inter afron finalizimin me Bremer

Milan Skriniar dhe Bremer

Nevoja për stabilitet në mbrojtje e parisienëve përkon me nevojën e Interit për stabilitet financiar.

Prandaj, pas ofertës së parë të refuzuar nga klubi Italian, PSG po përgatit të dytën.

Shuma që ‘miliarderët’ pritet të oferojnë është 60 milionë euro plus shtesa, raporton Fabrizio Romano.

Në rast se ‘Nerazzurri’ pranon ta lë qendërmbrojtësin të largohet, ata kanë një plan ‘B’.

Drejtuesit e nënkampionit të Italisë do të takohen me Torinon për të nënshkruar me Bremerin pasi që veçse kanë marrëveshje verbale për kushtet personale qysh nga janari.

Bremer, Torino

Braziliani pati edicionin më të mirë të karrerës duke treguar maturi në repartin defanziv, formë kjo të cilën e tregon edhe ngritja e vlerës së tij në terg, që më se u dyfishua që nga tetori i vitit të kaluar, sipas ‘transfermarkt’.

Nga ana tjetër, Milan Skriniar është më i provuar në skenën evropiane, pasi ka marrë pjesë në Ligën e Kampionëve disa herë me Interin.

Milan Skriniar

Përvojë të cilën PSG do ta mirëpriste tej mase, për shkak se trofeu më i çmuar për klube është objektivi më i madh i tyre.

Sllovaku ka kontratë që e mban atë në “San Siro” deri në qershorin e vitit tjetër, dhe me lojtarin që nuk duket afër vazhdimit të saj, Inter duhet të tregojë gatishmëri për biznes këtë afat kalimtar. /Shqip.com