Sport Ndërkombëtar

PSG ka një kusht për veteranin Ramos

Mbrojtësi veteran, spanjolli Sergio Ramos nuk ka dëshirë të largohet nga Parisi. 36-vjeçari ka bërë me dije se dëshiron të rinovojë edhe me një vit kontratën me PSG, e cila skadon në fund të këtij sezoni.

Duket se kjo është dëshirë e të dyja palëve, pasi edhe klubi, dëshiron ta mbajë edhe për një vit veteranin, i cili ka shënuar dy gola në 36 ndeshje me PSG.

Gjithsesi, rinovimi do të ketë mjaft modifikime në kontratë, përfshirë edhe rrogën e mbrojtësit.

Sipas “Marca”, ulja e ndjeshme e rrogës së Sergio Ramos është kushti kryesor, në mos i vetëm që PSG i ka vënë futbollistit. Për këtë arsye, pritet që brenda disa javëve, palët të ulen e diskutojnë për të ardhmen e tyre.

/Shqip.com