Sport Ndërkombëtar

PSG-ja interesohet për Rashfordin

Marcus Rashford

PSG-ja po mendon të përforcohet në afatin kalimtar të dimrit.

Fillimisht kampionët e Francës po bëjnë gati ofertën për sulmuesin Marcus Rashford.

Sulmuesi anglez po kalon një periudhë të mirë te Manchester United dhe gjithashtu shkëlqeu dhe me Anglinë në Kupën e Botës.

Gjithsesi “Djajtë e Kuq” nuk kanë ndërmend që ta shesin yllin e tyre, por siç raportojnë mediet angleze PSG-ja ka gati një ofertë të parezistueshme për Rashfordin.

/Shqip.com