PSG-ja i kthehet fitoreve

Në Ligën e Kampionëve nuk ia dolën. Por, në Ligue 1 po kalojnë formë të lartë.
Paris Saint-Germain e ka mposhtur Bordeaux me rezultat të pastër 3-0.
Ky takim – nuk nisi më së miri, pasi tifozët në “Parkun e Princave” i vëshëllyen Leo Messin dhe Neymar Jr.
Për të shënuar golin e parë në këtë takim – u përkujdes Kylian Mbappe.
Sulmuesi francez e tundi rrjetën – pas një aksioni model, i cili u nis nga Leo Messi – teksa asistimin e dhea Wijnaldum.
Ky – doli të jetë edhe goli i vetëm i realizuar në pjesën e parë.
Kurse, me të filluar pjesa e dytë – parsienët u hodhën përsëri në sulm dhe e dyfishuan epërsinë me anë të Neymar Jr.
Deri në përfundim të takimit – në listën e golashënuesve u shënua edhe Leandro Paredes – i cili e vulosi epilogun përfundimtar të këtij takimi.
Pas kësaj fitore, PSG-ja e blindon edhe më shumë vendin e parë në Ligue 1 – me 65 pikë të grumbulluara.
15-të më shumë se Nice – që gjendet në vendin e dytë.
Kurse, Bordeaux është me një këmbë në kategorinë e dytë e futbollit francez – pasi gjendet në vendin e fundit – me vetëm 22 pikë. /Shqip.com