Sport Ndërkombëtar

PSG-ja e kërkon fitoren ndaj Nantes

Neymar Jr

Paris Saint Germain – ende nuk është njoftuar me humbje.

Formën e lartë – kjo skuadër e synon ta vazhdojë edhe sonte – në udhëtim te Nantes – me fillim nga ora 21:00.

Parsienët janë favoritë në letër – pas kanë 13-të pikë – pas pas pesë xhirove të zhvilluara.

Ndërsa, Nantesi ka shtatë pikë më pak dhe renditet në pozitën e dhjetë.

Njeriu i momentit – te kampionët e Francës është Neymar Jr – që po kalon në formë jetësore.

Sulmuesi brazilian ka regjistruar shtatë gola dhe gjashtë asistime – në vetëm pesë ndeshje të zhvillura.

Sa i përket përballjeve “kokë për kokë”, PSG-ja ka triumfuar dy herë në tri ndeshjet e fundit – krahas një fitore të Nantes./Shqip.com