PSG-ja dhuroi spektakël ndaj Lilles
Publikuar:
(21.08.2022 22:37:10)

U prit të jetë një ndeshje derbi.
Por, në fushën e gjelbër – mysafirët dhuruan spektakël.
Paris Saint Gerimain ka triumfuar në udhëtim te Lille – me rezultat të thellë 1-7.
Vëmendjen kryesore në këtë takim e patën treshja e sulmit:Kylian Mbappe, Leo Messi dhe Neymar Jr.
Mbappe shënoi tre gola, Neymar dy gola e tri asistime, kurse Messi – një gol dhe një asist.
Teksam një herë shënoi edhe Achraf Hakimi.
Në anën tjetër – për vendasit golin e nderit e realizoi – Jonathan Bamba.
Me këtë fitore, PSG-ja arrin në kuotën e nëntë pikëve dhe është lidere në Ligue 1.
Teksa, Lille është në pozitën e dhjetë – me vetëm katër pikë.
Në këtë takim – në minutën e 58-të u inkuadrua edhe Edon Zhegrova, por nuk arriti të lë shenja./Shqip.com