Sport Ndërkombëtar

PSG-ja arrin marrëveshje me talentin e Portos

Vítor Ferreira

Vítor Machado Ferreira – është shumë afër të bëhet futbollist i Paris Saint Germain.

Mesfushori i Portos – i njohur si Vitinha, do të zbarkojë shumë shpejtë në “Parkun e Princave”.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

“Paris Saint-Germain është i vendosur të nënshkruajë me Vitinha nga Porto. Propozimi zyrtar me vlerë 40 milionë euro është pranuar pas kushteve personale të dakorduara sot. PSG dhe Porto tani janë duke përgatitur dokumentet. Ai do të jetë nënshkrimi i parë i Luís Campos, prioriteti i tij i vërtetë”, ka shkruar Romano.

Vitinha konsiderohet si futbollist me potencial të madh, ndërsa në sezonin e fundit – është paraqitur në 30 ndeshje të elitës së futbollit portugez.

Vitinha from Porto to Manchester United? - US Sports

Teksa, regjistroi dy gola dhe tre asistime.

22 vjeçari është prodhim i akademisë së Portos, ndërsa një sezon e ka kaluar në huazim te Wolverhampton Wandeers – ku zhvilloi 19 ndeshje kampionale. /Shqip.com