Sport Ndërkombëtar

PSG gati t’i rrëmbejë Interit mbrojtësin Skriniar

Qendërmbrojtësi i nënkampionit të Italisë është në mbikqyrje të parisienëve.

Milan Skriniar e ka arritur epitetin e të qënurit një nga mbrojtësit më të mirë në botë që disa sezone.

Ai tani është dëshira e PSG-së për repartin defanziv, me klubin francez që ka kontaktuar nerazzurrët, raporton Fabrizio Romano.

“Paris Saint-Germain ka kontaktuar sërish Interin për Milan Skriniar, ai është në krye të listës së klubeve franceze – por nuk ka asnjë marrëveshje për tarifën, deri tani.

Interi është ende duke shtyrë për Bremer dhe Dybala si objektiva prioritare. Bisedimet do të vazhdojnë javën e ardhshme”, ka shkruar gazetari.

Milan Skriniar, Inter Milan

Skriniar ka kontratë që e mban atë në “San Siro” deri në qershor të vitit të ardhshëm, teksa vlera e tij në treg sillet rreth 65 milionë eurove, më e larta ndonjëherë për të.

Ai ka bërë 35 paraqitje për Interin këtë edicion të Serie A-së, me ç’rast ka shënuar tre gola.

27 vjeçari ishte treansferuar nga Sampdoria në verën e vitit 2017, për vlerën e 34 milionë eurove.

Milan Skriniar, Sllovakia

Përndryshe, Milan është edhe kapiten i kombëtares sllovake. /Shqip.com