Sport Ndërkombëtar

PSG është gati të bëjë çmenduri për Victor Osimhen

Victor Osimhen

PSG ka nisur t’i planifikojë lëvizjet e futbollistëve në afatin kalimtar veror. Vera pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme për ekipin parisien që planifikon të freskojë fazën e sulmin.

Një nga futbollistët që është vënë në shënjestër nga drejtori sportiv Luis Campos është sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen.

Nigeriani po e shtyen Napolin drejt titullit kampion në Serie A, e forma e lart ka bërë që PSG ta fusë atë në listën e ngushtë të të dëshiruarve.

Parisi ka gati plotë 100 milionë euro për transferimin e sulmuesit.

Osimhen është i preferuar edhe nga Kylian Mbappe i cili e ka dhënë dritën jeshile për këtë lëvizje.

/Shqip.com