Sport Ndërkombëtar

PSG e transferon futbollistin e talentuar të Sportingut

PSG është shumë pranë nënshkrimit të parë në merkato. Bëhet fjalë për Manuel Ugarten mesfushorin uruguaianit të Sportingut të Lisbonës.

Mediat protugeze bëjnë me dije se “parizienët” kanë rënë dakord për të paguar klauzolën prej 52 milionë stërlinash, ndërsa Ugarte do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Paris Saint Germainn.

Ugarte ka impresionuar me paraqitjet e tij  gjatë sezonit të dytë me Sportingun e Lisbonës. Mesfushori numëron 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Për Uruguaianin në garë ishte edhe Chelsea, por me sa duket, Paris Saint Germainn ka fituar garën dhe tani pritet vetëm zyrtarizimit i transferimit nga ana e klubit.

Ugarte iu bashku Sportingut të Lisbonës për shumë e 5 milionë stërlinave në verën e vitit 2021 nga skuadra tjetër portugeze Famalicao.

Mesfushori numëron 85 ndeshje me Sportingun e Lisbonës, ndërsa ka edhe tetë paraqitje me kombëtaren e Uruguait.

/Shqip.com