Sport Ndërkombëtar

PSG e gatshme të paguajë 100 milionë euro për mesfushorin e njohur

PSG kanë filluar punën për të përforcuar skuadrën në afatin kalimtar të verës. Në Francë përflitet për largimin e sigurt të dy yjeve, Lionel Messi dhe Neymar, dhe për këtë arsye priten afrime të mëdha.

Një prej objektivave kryesorë është Bernardo Silva i cili aktivizohet te Manchester City dhe në këtë sezon ka shkëlqyer. Ylli portugez vendosi vulën e tij edhe me një dygolësh në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Real Madridit që përfundoi 4-0.

Sipas mediave vendase, PSG është gati të bëjë një ofertë që i kalon 100 milionë euro për kartonin e portugezit. Kontrata e këtij të fundit skadon në vitin 2025 dhe City nuk do ta linte të largohej, përveçse ndonjë oferte bindëse.

/Shqip.com