Sport Ndërkombëtar

PSG dhe Sassuolo nuk kuptojnë gjuhën e njëjtë për Scamaccan

Gianluca Scamacca

Italianët nuk lëshojn pe dhe kërkojnë që për lojtarin t’i paguhet ‘haku’.

Janë vënë tash e disa muaj pas sulmuesit shtatlartë, si alternativë në bankën rezervë.

Paris Saint-Germain është akoma në bisedime me Sassuolon për Gianluca Scamacca-n, por pa arritur marrëveshje, raporton Fabrizio Romano.

Gazetari njofton se klubi italian po kërkon hiç më pas se 50 milionë euro, gjë që ka ngecur bisedimet.

Megjithatë, asnjëra nga palët nuk do të heqin dorë nga bisedimet dhe do të mundohen të gjejnë gjuhë të përbashkët.

Raundi i ri i bisedimeve do të nis këtë javë, me drejtuesit e klubeve respektive që pritet të arrijnë ujdi.

Nga ana tjetër, edhe sulmuesi është i hapur për një lëvizje drejt Francës, për të dhënë kontributin e tij në një  skenë më të madhe – atë evropiane.

Gianluca Scamacca, Sassuolo

23 vjeçari i talentuar ka një instikt ‘vrastar’ para portës kundërshtare.

Këtë e dëshmon fakti se ai e mbylli edicionin e klauar në Serie A me 16-të gola të shënuar.

Përveç gjetjes së rrjetës, Gianluca çalon në lojën ekipore, pasi nuk ka regjistruar asnjë asist në 36 paraqitjet e tij në elitën e futbollit italian.

Scamacca ka vlerën e 30 milionë eurove në treg aktualisht, sipas ‘transferkarkt. /Shqip.com