PSG dhe Sassuolo nuk kuptojnë gjuhën e njëjtë për Scamaccan

Italianët nuk lëshojn pe dhe kërkojnë që për lojtarin t’i paguhet ‘haku’.
Janë vënë tash e disa muaj pas sulmuesit shtatlartë, si alternativë në bankën rezervë.
Paris Saint-Germain është akoma në bisedime me Sassuolon për Gianluca Scamacca-n, por pa arritur marrëveshje, raporton Fabrizio Romano.
Talks between Paris Saint-Germain and Sassuolo for Gianluca Scamacca are still ongoing. No agreement in place yet, as Sassuolo want €50m fee – new round of talks this week. 🇮🇹 #PSG
Campos, big fan of Scamacca – but deal depends on final conditions.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 5, 2022
Gazetari njofton se klubi italian po kërkon hiç më pas se 50 milionë euro, gjë që ka ngecur bisedimet.
Megjithatë, asnjëra nga palët nuk do të heqin dorë nga bisedimet dhe do të mundohen të gjejnë gjuhë të përbashkët.
Raundi i ri i bisedimeve do të nis këtë javë, me drejtuesit e klubeve respektive që pritet të arrijnë ujdi.
Nga ana tjetër, edhe sulmuesi është i hapur për një lëvizje drejt Francës, për të dhënë kontributin e tij në një skenë më të madhe – atë evropiane.

23 vjeçari i talentuar ka një instikt ‘vrastar’ para portës kundërshtare.
Këtë e dëshmon fakti se ai e mbylli edicionin e klauar në Serie A me 16-të gola të shënuar.
Përveç gjetjes së rrjetës, Gianluca çalon në lojën ekipore, pasi nuk ka regjistruar asnjë asist në 36 paraqitjet e tij në elitën e futbollit italian.
Scamacca ka vlerën e 30 milionë eurove në treg aktualisht, sipas ‘transferkarkt’. /Shqip.com