Sport Ndërkombëtar

PSG dhe Arsenal masin forcat për Scamaccan e Sassuolos

Sulmuesi shtatlartë është shënjestra e repartit ofanziv të dy gjigantëve europianë.

Paris Saint-Germain dhe Arsenal po garojnë për të marrë shërbimet e Scamacca-s.

Sassuolo kërkon nga palët që t’i paguhen 55 milionë euro për të, raporton gazetari Ekrem Konur.

23 vjeçari i talentuar ka një instikt ‘vrastar’ para portës kundërshtare.

Këtë e dëshmon fakti se ai e mbylli edicionin e klauar në Serie A me 16-të gola të shënuar.

Përveç gjetjes së rrjetës, Gianluca çalon në lojën ekipore, pasi nuk ka regjistruar asnjë asist në 36 paraqitjet e tij në elitën e futbollit italian.

Scamacca kundër Inter

Arteta i ‘Topçinjëve’ është në kërkim të një sulmuesi të qendrës, pasi Nketiah dhe Lacazette pritet të largohen – si dhe me Gabriel Jesus-in që mund të përfundojë diku tjetër pasi ekipi londinez dështoi të kualifikohet për Ligën e Kampionëve.

Nga ana tjetër, parisienët e shohin atë si opsion të mirë nga stoli që mund të japë kontribut në ndeshje të caktuara.

Gianluca Scamacca, Italia

Performancat e mira për skuadrën nga regjioni i Emilia-Romanës, i kannë hapur atij derën e përfaqësimit të ‘Azurri’ – me të cilët ka pesë ndeshje.

Scamacca ka vlerën e 30 milionë eurove në treg aktualisht, sipas ‘transferkarkt. /Shqip.com