Sport Ndërkombëtar

PSG cakton të ardhmen e Neymar

Trajneri i PSG, Luis Enrique kishte në dorë të ardhmen e PSG dhe ai vendosi, lojtari duhet të largohet pasi ai nuk e dëshiron në skuadër dhe klubi ka misionin e vështirë t’i gjejë një sistemim pasi braziliani ka ende edhe dy vite në kontratë.

Në këtë mënyrë, ish-trajneri i Spanjës ka kërkuar që me largimin e Neymar të bllokohet “hemorragjia” e divorceve të tjera të rëndësishme me referencë të qartë për Mbappe.

Sulmuesi francez ka dëshirë të vazhdojë edhe për 1 vit me PSG, por klubi kërkon që ai të rinovojë pasi me këto kushte, verën e ardhshme largohet pa asnjë qindarkë.

/Shqip.com