Sport Ndërkombëtar

PSG barazon dhe mbron titullin

Paris Saint-Germain ka arritur të mbrojë me sukses titullin e Ligue 1, edhe pse barazoi 1-1 në udhëtim te Satrasbourg në kuadër të javës së 37-të.

Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 59-të, kur Lionel Messi pranoi një asistim nga Kylian Mbappe për 1-0.

Por, Strasbourg i barazoi shifrat në 1-1 me golin e Kevin Gameiros (79’), por që edhe ky barazim ishte i mjaftueshëm për PSG-në që të shpallej kampion.

Një xhiro para fundit, PSG ka arkëtuar 85 pikë, katër më shumë se Lens që është në të dytin, ndërsa në xhiron e fundit, parisienët si kampion e presin Clermontin.

/Shqip.com