Sport Ndërkombëtar

PSG akuzohet që po sulmon Mbappen në rrjetet sociale

Kylian Mbappe

Paris Saint-Germain është akuzuar për krijimin e llogarive të rreme në Twitter për të shënjestuar, sulmuar dhe fyer disa “armiq”, përfshirë yllin Kylian Mbappe.

Sipas kompanisë mediatike investigative Mediapart, PSG akuzohet se ka paguar një kompani të quajtur Digital Big Brother për të krijuar “një ushtri llogarish të rreme në Twitter”.

Thuhet se qëllimi është diskreditimi i disa njerëzve dhe organizatave, duke përfshirë vetë Mediapart, L’Equipe, si dhe ish-drejtorin sportiv Antero Henrique, Adrien Rabiot dhe madje edhe Mbappe.

Mbappe thuhet se ka qenë objektiv i këtyre “sulmeve” në vitin 2019, kur ai kishte hapur derën për një largim nga klubi, me llogaritë e rreme në Twitter që thuhet se janë përgjegjëse për dërgimin e postimeve në Twitter kundër sulmuesit të PSG.

E krijuar në vitin 2018 nga Jean-Martial Ribes, drejtori i komunikimit të klubit në atë kohë, kjo “ushtri dixhitale” thuhet se është përgjegjëse për kryerjen e fushatave destabilizuese ose të dhunshme kundër mediave të caktuara dhe personaliteteve të caktuara të klubit.

PSG i ka mohuar me forcë akuzat duke thënë se klubi nuk ka pasur kontakt me këtë agjenci.

“Klubi nuk ka kontraktuar kurrë me një agjenci për të dëmtuar individë dhe institucione”.

Gjatë ditëve të fundit është duke u folur për të ardhmen e Mbappes, i cili raportohet se nuk është i kënaqur në kryeqytetin francez dhe kërkon largimin.

/Shqip.com