Lajme

‘Pse vajzat këtu janë më të gjata se çunat?!’ Rama batuta në Kamëz, “kunja” edhe për votuesit e PD (VIDEO)

Gjatë inspektimit të ambienteve të shkollës, kreu i qeverisë ka shkëmbyer batuta me një nga mësuesit. “Është një mrekulli kryeministër që është bërë këtu, një investim nga duart tuaja”, i drejtohet një arsimtar. “Jo nga duart e mia, investimin e ka bërë qeveria”, iu drejtua Rama.

“Edhe kryeministri ka ardhur në Kamëz…”, shtoi mësuesi. “Ka ardhur edhe përpara kryeministri, por ia fusnin dy gishtat në sy”, theksoi Rama.

Ndërkohë, kreu i qeverisë gjatë inspektimit ka konstatuar se vajzat e shkollës ishin më të gjata se sa djemtë.

Si shpjegohet që gocat në Kamëz janë më të gjata se djemtë, si shpjegohet”, pyet Rama, duke shtuar se “Gocat e Kamzës janë yje, edhe në volejboll, basketboll, mësime e të gjitha”. Ndërsa një nga nxënëset iu përgjigj se: “Ndoshta kjo është arsyeja pse jemi më të gjata, se jemi yje”.

/Shqip.com