Lajme

Pse s’po ndodh anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL?, tregon Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Policia e Kosovës është treguar e suksesshme në veri të vendit, siç ka thënë pas një kohe të gjatë.

Ai ka premtuar më shumë luftë kundër shkelësve të ligjit.

Ai ka deklaruar se numri i rasteve të pazbardhura është minimal, përfshirë edhe pjesë e veriut të vendit.

Në 24-vjetorin e themelimit të këtij Policisë së Kosovës, Sveçla ka folur profesionalizmin e tyre.

“Është mirë që policia e Kosovës pas një kohe të gjatë është jashtëzakonisht e suksesshme në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës kjo tashmë është evidente. Unë jam i bindur që puna e policisë nuk do të ndalet me kaq. Është fal edhe profesionalizmit të njësiteve të cilat ne i vizituam. Numri i rasteve të pa zbuluara është minimale përfshirë edhe atë pjesë të Republikës sonë. Herë do kur do e unë jam i bindur që shumë shpejt secili do të jap llogari për shkeljet, për krimet që ka bërë e që bënë në cilin do cep të Kosovës”, tha ai.

/Shqip.com